fbpx

Macron zotohet të mbrojë Mont Blanc nga mbipopullimi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është zotuar për të krijuar kufizim të ri përreth Mont Blanc si pjesë të një vargu politikash mjedisore.

Rrëzë malit më të lartë në Evropë, ai ka thënë se 2020 do të jetë vit “përcaktues” për ambientin, shkruan BBC.

Kritikët shpesh kanë folur për rritjen e numrit të turistëve që shkojnë në Mont Blanc dhe për ndotjen që ata e kanë lënë pas.

Por sipas Macron gjërat do të ndryshojnë gramatikisht.

Franca ka paralajmëruar se do ta mbrojë natyrën rreth Mont Blanc prej fundit të këtij viti, duke vënë rregulla për numrin e njerëzve që mund ta vizitojnë malin, veçanërisht në verë.