fbpx

Madona publikon foton: “Nuk dua t’ia di nëse skandalizoheni”

Ylli i Pop-it, ka postuar së fundmi një foto e cila duket jashtë pritshmërive të ndjekësve por brenda natyrës së saj.

Madonna kishte veshur një palë të brendshme transparente dhe mjaft seksi.

“Leckat e mia aktuale”- shkruan këngëtarja në krah të fotos ku dhe ka marr mjaft kritika nga komentuesit e saj.

‘Për të gjithë ju që jeni ofenduar nga kjo foto, dua që të dini që jam diplomuar me sukses në Universitetin që nuk dua t’ia di për asgjë. Faleminderit që erdhët në festën time të diplomimit 2020”-shkruan më tej këngëtarja.