fbpx

Madonna dhuron një milion dollarë për të ndihmuar kërkimet në kurën e COVID-19

Madonna bashkon forcat me fondacionin e Bill Gates duke ofruar 1 milion dollarë për të gjetur një kurë që do të parandalojë ose trajtojë COVID-19”.

Madonna ndau me fansat një video në faqen e saj në Instagram të premten dhe njoftoi lajmin për dhurimin e saj të madh për fansat.

Ajo tha:

“Individualisht dhe globalisht ne jetojmë qartë në një gjendje të jashtëzakonshme, duhet të pranoj se më është dashur kohë për të pranuar dhe përpunuar dhe modifikuar vetë stilin e jetës time.

Unë po bashkohem me përpjekjet e Fondacionit Bill & Melinda Gates për të gjetur një ilaç që do të parandalojë ose trajtojë COVID-19.

Ne kemi nevojë për këtë për të mbrojtur punonjësit tanë shëndetësorë, më të prekurit dhe të gjithë miqtë dhe familjet tona”, shtoi ajo.