Madonna mbërrin në Izrael gati për ‘Eurovision 2019’

Këngëtarja 60-vjeçare ka arritur në Izrael mbrëmjen e së martës, raportojnë mediat izraelite.

Madonna arriti në aeroportin e Ben Gurionit me një aeroplan privat, teksa mbante një kapele në kokë, duke mos lejuar paparacët të shohin fytyrën e saj.

Lidhur me lajmin se Madonna do të performonte në Eurovision ka qenë mjaft i përfolur për shkak të kontratës që nuk ishte firmosur nga ana e saj.

Kjo gjë solli dyshime nëse ajo do të perfomonte apo jo.

Por me sa duket të gjithë janë qetësuar pasi kanë marrë vesh lajmin se diva e muzikës ka mbërritur në Izrael./real-news.tv