Madonna reagon publikisht për Eurovisionin

Mbrëmja e parë e festivalit të shumëpritur të Eurovizionit ka startuar ditën e djeshme.

Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur shumë mediatikisht fakti se në të do të performojë edhe Madonna.

Pas shumë aludimesh se do të marrë pjesë apo jo Madonna reagoi për herë të parë. Këngëtarja u shpreh rreth kësaj teme për Reuters:

 

“Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem agjendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë. Zemra ime prishet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humben në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes “, shtoi ajo.

 

Me sa duket nuk ka arritur një marrëveshje me Unionin Evropian të Transmetimeve./real-news.tv