fbpx

Maduro bën thirrje për zgjerimin e ushtrisë

ushtria-e-maduros.jpg

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka thënë se dëshiron që një milion njerëz ti bashkohen ushtrisë deri në fund të vitit.

Thirrja për zgjerimin e ushtrisë vjen si udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó kërkon të bindë ushtrinë venezueliane të braktisë presidentin.

Deri tani ushtria ka qëndruar besnike nda Maduros.

Numri i Forcave Kombëtare të ushtrisë, të cilën qeveria në Venezuelë e ka krijuar për raste të jashtëzakonshme dhe të mobilizimit, ka tejkaluar shifrën 2 milionë.

Në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, vend i cili është përballë krizës më serioze politike në historinë e saj dhe kërcënohet nga SHBA për okupim, është organizuar ceremoni me rastin 17 vjetorit të shtypjes së grusht shtetit ndaj ish-presidentit të vendit Hugo Chavez që ka zgjatur 48 orë, si dhe 10 vjetorin e themelimit të Forcave Kombëtare të Milicisë Bolivariane.

Ceremonia është organizuar në Sheshin e Heronjve, me pjesëmarrjen e presidentit Nicolas Maduro, ku u betuan mbi 2 milionë e 199 mijë pjesëtarë të forcave.

Maduro, në fjalimin e tij në ceremoni tha se synojnë që numrin e milicëve të rrisin në 3 milionë, duke theksuar se milicët mbajnë një vend të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes në vend.

Ai duke tërhequr vëmendjen në rritjen e numrit të ushtrisë, tha se kjo tregon që populli do ta mbrojë vendin me çdo kusht./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303