fbpx

Maduro: Ftoj popullin në rrugë për të mbrojtur atdheun dhe rendin kushtetues

maduro.jpg

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka ftuar qytetarët të dalin në rrugë në mbështetje të rendit kushtetues pas tentativës për grusht shteti të udhëhequr nga lideri opozitar Juan Guadio, i cili më herët i bëri thirrje ushtrisë ta mbështeti për të  rrëzuar Maduron.

Nga ana tjetër, Maduro tha se është takuar me komandantët dhe se ata kanë shprehur besnikërinë e tyre të plotë ndaj kushtetutës dhe popullit.

“U takova me të gjithë komandantët që treguan besnikërinë e plotë ndaj popullit, kushtetutës dhe atdheut. E ftoj popullin në rrugë për të siguruar fitoren e paqes dhe për të mbrojtur rendin kushtetues. Do të fitojmë!”, tha Maduro.

Më herët, kryetari i parlamentit në Venezuelë, Juan Guaido, i cili me 23 janar ka shpallur veten si president i vendit, në orët e para të mëngjesit në rrjetin social Twitter publikoi një video treminutëshe dhe u bëri thirrje ushtarëve dhe qytetarëve për të dalë në rrugë.

Në video, Guaido ndodhet përpara një automjeti të blinduar pranë një grupi ushtarak dhe u bën thirrje ushtarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur kushtetutën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në kryeqytetin Karakas ushtarët kanë bllokuar disa rrugë dhe në disa rrugë janë vërejtur automjete ushtarake./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303