fbpx

Maduro i heq Guaidos të drejtën për funksione publike

guaido-maduro.jpg

Regjimi i Nicolas Maduros ka përshkallëzuar agresionin ndaj udhëheqësit te opozitës Juan Guaido duke e ndaluar atë që të mbajë poste publike për 15 vite.

Qeveria akuzoi Guaidon për parregullsi në të dhënat e tij financiare, por kjo u interpretua gjerësisht si një lëvizje tjetër nga Maduro për të shtrënguar masat kundër tij.

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar. Ai ka mbështetjen e më shumë se 50 shteteve, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Por Maduro nga ana tjetër, ka siguruar mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Venezuela është shndërruar ne një vatër tensionesh dhe po zhytet gjithnjë e më thellë në krizën ekonomike.

Guaido e ka kundërshtuar masën, duke thënë se kontrollori nuk është “auditor i përgjithshëm”. “Kongresi legjitim është fuqia e vetme që mund të emërojë një auditor të përgjithshëm”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian ka dënuar masën ndaj Guaidos ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se SHBA do të ushtrojë presion maksimal ndaj qeverisë së Venezuelës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303