Maduro ndërpret lidhjet diplomatike me SHBA

DE048171-C27B-4626-84F0-6550D08C49D8.jpeg

Lideri i Venezuelës, Nicolas Maduro, i është kundërpërgjigjur sfidës së Presidentit së SHBA-së i cili njohu udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, si President të përkohshëm.

Maduro tha se Venezuela do të ndërpriste marrëdhëniet me SHBA dhe u dha diplomatëve 72 orë kohë për t’u larguar.

Por SHBA-të thanë se “ish-Presidenti Maduro” nuk kishte më autoritet.

Guaido dhe SHBA i kanë kërkuar ushtrisë të braktisë Z. Maduro, por në vend të kësaj Ministri i Mbrojtjes dënoi z. Guaido.

Shtatë vende të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Perusin, kanë ndjekur SHBA-në duke mbështetur z. Guaido si Presidentin legjitim.

Kanadaja po e mbështet atë, ndërsa BE bëri thirrje për zgjedhje të reja.

Megjithatë, Meksika, Bolivia dhe Kuba kanë shprehur mbështetjen për Z. Maduro.

Ngjarjet dramatike të së mërkurës u zhvilluan në mes të protestave masive kundër presidentit Nicolás Maduro.

Ai betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar./real-news.tv/

scroll to top