Maduro ndërpret negociatat me opozitën

maduro-guaido.jpg

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka anuluar pjesëmarrjen e delegacionit të qeverisë në negociata me përfaqësuesit e opozitës në Barbados.

Bisedimet kishin nisur në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend, por Maduro vendosi të mos negociojë me opozitën

Përfaqësuesit e qeverisë nuk do të udhëtojnë në Barbados si protestë për shkak të sanksioneve të reja të SHBA.

“Edhe pse delegacioni i opozitës të cilin e propozoi deputeti Juan Guaido gjendet në Barbados… presidenti Nicolas Maduro ka vendosur të mos dërgojë delegacionin e Venezuelës për shkak të agresionit serioz dhe brutal të administratës së presidentit të SHBA Trump kundër Venezuelës”, pretendohet në njoftimin e presidencës.

Delegacionet i qeverisë dhe opozitës duhet të takoheshin sot dhe nesër në Barbados për të vazhduar bisedimet nën patronazhin e Norvegjisë.

SHBA të martën e kanë ngrirë gjithë pasurinë e qeverisë së Venezuelës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303