fbpx

Maduro nuk pranon zgjedhje të parakohshme

51D41B5E-D33C-450C-92F8-2F030BC4C9C4.jpeg

Nicolas Maduro refuzoi kërkesat ndërkombëtare për të shpallur zgjedhje të parakohshme, ndërsa kriza politike në vendin e tij thellohet, ditë pasi udhëheqësi i opozitës e shpalli veten president të përkohshëm.

Në një intervistë për CNN-in turk, Maduro hodhi poshtë ultimatumin e disa vendeve evropiane për të mbajtur zgjedhje brenda tetë ditësh ose përndryshe do njihnin si president kreun e opozitës, Juan Guaido.

“Duhet ta tërheqin ultimatumin. Askush nuk mund të na japë ultimatum”, tha Maduro./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303