fbpx

Maduro thirrje opozitës për dialog

maduro.jpeg

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro edhe njëherë u bëri thirrje për dialog opozitës dhe të gjithë aktorëve në vend ndërsa ushtrisë i dha udhëzime për stërvitje tokësore dhe detare.

Në Venezuelë, e cila me muaj po ballafaqohet me një krizë të madhe politike dhe përpjekjet për grusht shteti, bëhet e ditur se qeveria ka zhvilluar paradë ushtarake dhe marshim civil me rastin e 208 vjetorit të “shpalljes së pavarësisë” dhe ditës së Forcave të Armatosura Bolivariane, ndërsa opozitarët në drejtimin e Kreut të Asamblenë Kombëtare (AN) Juan Guaido i cili ka shpallur veten president kanë mbajtur një protestë.

Partia e Bashkuar Socialiste e Venezuelës (PSUV) në pushtet dhe anëtarët e sindikatave mbështetëse të saj marshuan nga bulevardi Nueva Granada në qendër të kryeqytetit Karakas deri në ‘Sheshin e Heronjve’, ku ushtria venezueliane organizoi një paradë.

Në një fjalim pas ceremonisë, Maduro tha se “Askush të mos gabojë me Venezuelën. Për të mbrojtur Venezuelën ne kemi edhe popull edhe ushtri. Ne jemi në unitet. Venezuela është padyshim e pavarur dhe sovrane. Imperialistët në botë këtë duhet ta dinë si të tillë”.

Ai tha se zgjidhja e problemeve të brendshme të Venezuelës është e mundshme me paqe. Maduro u bëri thirrje për dialog kombëtar të gjithë aktorëve politikë, kulturorë, ekonomikë dhe socialë në vend.

“Unë zgjas dorën time për paqe dhe prosperitet. Ne të gjithë mund të jetojmë së bashku në këtë Venezuelë bujare. Mjaft tani, jepuni fund këtyre përpjekjeve të grusht shtetit, të keqes, planeve për të destabilizuar dhe dëmtuar Venezuelën, ndërhyrjen ushtarake, okupimin, sanksionet ekonomike, embargon dhe thirrjet për dhunë”, theksoi Maduro.

Më tej Maduro tha se do të ketë lajme të mira për dialogun kombëtar javën e ardhshme dhe se ata dëshirojnë një tryezë të përhershme të dialogut me opozitën venezueliane dhe se ata do të kenë sukses për këtë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303