fbpx

Maduro urdhëron mbylljen e kufirit me Brazilin

border.jpg

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, ka urdhëruar mbylljen e kufirit me Brazilin, mes krizës për ndihmat humanitare të ardhura nga jashtë. Gjithashtu presidenti po merr në konsideratë edhe mbylljen e kufirit me Kolumbinë.

Maduro njoftoi mbylljen e kufirit me Brazilin në një dalje për mediat. Ndihmat e jashtme po mblidhen në Brazil dhe Kolumbi me thirrjen e liderit të opozitës venezueliane dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido.

Vitin e kaluar Maduro pranoi ndihmën nga SHBA ndërsa këtë vit i kundërshtoi dërgesat e reja të ndihmës duke e konsideruar si një “provokim”.

Venezuela ka mbyllur tashmë kufijtë ajrorë dhe detarë me Curacao, pika e tretë e deklarimit të Guaido për kalimin e ndihmave humanitare, si kufijtë me ishujt e Arubas dhe Bonaire.

Maduro mohon çdo krizë dhe e quan planin e shpërndarjes së ndihmës një shfaqje të orkestruar në SHBA. Aleati i tij Rusia ka akuzuar SHBA për përpjekjen për të armatosur opozitën e Venezuelës./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303