fbpx

Magjia e kompostos së pjeshkës

Screenshot_3-2.png

Kompostoja e pjeshkës është shumë e shëndetshme për organizmin. Ajo ofron më shumë vitaminë E se pjeshkat e freskëta.

Këto vlera në fakt i atribuohen pjeshkave të bëra komposto në kushtet e shtëpisë por pa sheqer të shtuar.

Një studim i ri i publikuar në Gazetën e Shkencës së Ushqimit dhe Bujqësisë zbulon se kompostoja e pjeshkës ofron 4 herë më shumë vitaminë C se sa e njëjta sasi pjeshkash të freskëta.

Është vërtetuar shkencërisht se procesi i konservimit hap qelizat e tulit të frutave dhe i bën më të lehtë për t’u përthithur nga organizmi.

Shkencëtarët thonë se e njëjta arsye ndodh me salcën e domates që ofron nivele më të lartë të likopenit krahasuar me domatet e freskëta.

Për shumë njerëz, pjeshkat komposto nuk i afrohen ngrënies së një pjeshke të freskët të stinës. Por në të vërtetë sezoni i pjeshkave është i shkurtër, ndaj komposto është një zgjidhje afatgjatë.

Kompostoja e pjeshkës është shumë e mirë për njerëzit që kanë probleme me stomakun sepse tretet lehtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *