Samsung mahnit me risinë

Samsung ka zgjeruar linjën e monitorëve të lojërave, të harkuar me ekranin 27-inç kompatibël me 240HzG-SYNC, për lojëra të shpejta aksioni.

Samsung Electronics prezantoi sot monitorin e saj më të ri 27-inç CRG5 (C27RG5), monitorin për lojëra, më të fundit në linjën e monitorëve të harkuar.

Monitori i ri i lojërave i harkuar i bashkohet linjës së plotë të ekraneve të lojrave të Samsung, duke përfshirë edhe novacionin më të ri 49-inç të CRG9 që ju krijon mundësinë lojtarëve të zhyten në një monitor lojrash plot detaje, ultra të gjerë me rezolucion të lartë e me raport 32: 9, harkim dramatik 1800R dhe HDR1000. Ekrani Dual QHD (5120×1440) përdor teknologjinë revolucionare të Quantum dot për një gamë riprodhimi jashtëzakonisht të gjerë dhe të saktë të ngjyrave, kështu që çdo lojë të ndjehet sa më afër jetës reale.

CRG5 shfaq funsione të reja novatore gjatë lojës duke përfshirë kalim të shpejtë të frekuencave 240Hz dhe kompatibilitet NVIDIA G-SYNC, duke siguruar një kombinim të fuqishëm të cilësisë dhe shpejtësisë së imazhit. /real-news.tv/