Redi Balla, 22-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Komunën e Parisit, është mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha. I riu i cili mori dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, postonte në rrjetin e tij social ‘Facebook’, vite më parë mbështetjen ndaj Berishës.
’23 qershor, partia demokratike. Ne jemi ndryshimi përpara, maj madhi n vend, SB.’-shkruante Balla në ‘Facebook’ për Berishën, duke ndarë dhe foton e ish-liderit të PD-së.
Advertisement