Një makinë është përfshirë nga flakët pas mesnatës së kaluar në Durrës.
Policia raportohet se mjeti i parkuar tip “BMW” që u dogj, në pronësi të shtetasit E. M.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.04.2021, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. M.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

