fbpx

Makina bie nga mbikalimi, ndërron jetë adoleshenti shqiptar (Emri)

makina-3.jpg

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në Orangetown në Nju Jork.

Viktima Altin Nezaj po udhëtonte në mjet së bashku me 2 persona të tjerë, për të cilët policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion.

Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij.

Sipas informacioneve nga policia lokale mjeti ku udhëtonte i riu Nezaj ra nga një mbikalim në Route 304 duke u përmbysur në shinat e trenit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303