fbpx

Makina e Policisë përplas autobusin e nxënësve, 21 të plagosur në Kosovë

policia-perplas-nxenesit-768x405.png

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Graçanicë të Kosovë ku një makinë policie është përplasur me një autobus që po transportonte nxënës.

Sipas zëdhënëses së Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti  nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona.

Ahmeti ka thënë se deri tani është nevojitur dhe është ofruar ndihmë mjekësore për 21 persona.

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të saj.

Advertisement

Deklarata e Florie Ahmetit:

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksidentr trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

(real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *