Makina merr flakë gjatë ecjes, policia nxjerr detajet: Dyshohet se…

auto_1542810174_makine1558941634.jpg

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natën në fshatin Panaja.

Mësohet se mjeti tip ‘Ford Mondeo’, është në pronësi të I.Sh dhe është shkrumbuar totalisht nga flakët, teksa ishte duke ecur. Deri tani mendohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

“Mbrëmjen e kaluar, në fshatin Panaja ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur tërësisht automjeti tip Ford Mondeo, në pronësi të shtetasit I.Sh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku është aksidental për shkak të një defekti teknik të automjetit”, njofton Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303