fbpx

Makina përplas një 6-vjeçar, shoferi ikën nga vendngjarja

Policia e Shtetit ka njoftuar pak më parë për një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një 6-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Aksident ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.