Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin shqiptar në Itali

Një 63-vjeçar shqiptar në Itali humbi jetën pas përplasjes nga një makinë.

Sipas mediave italiane 63-vjeçari Halim Sulejmani kishte dalë për shëtitje mbrëmjen e së mërkurës, kur një makinë e tipit Benz e përplasi atë për vdekje, pasi shoferi nuk e kishte parë 63-vjeçarin.

Ai ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën pas aksidentit, por përpjekjet për të mbajtur në jetë 63-vjeçarin nuk dhanë rezultat pasi ai kishte humbur jetën menjëherë pas se përplasjes së fortë