fbpx

Makina shpërthen në ecje, shoferi dëmton rëndë gjymtyrët

makina-shperthim.jpg

Një 48-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, pasi makina ku ai udhëtonte ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në ecje. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:35 në hyrje të qytetit të Vlorës.

Policia njofton se pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz. Sipas hetimeve paraprake, kemi të bëjmë me vendosjen e një lënde shpërthyese, e cila është vendosur në pjesën e pasme të automjetit.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shoferi Agron Alushaj, 48, vjeç. Ai ka marrë dëmtime pasi nuk mundi të dilte në kohë nga automjeti që shpërtheu në flakë, dhe aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë. Policia thotë se 48-vjeçari i cili është biznesmen, sapo e kishte marrë makinën nga lavazhi pranë karburantit për të vijuar më tej lëvizjen drejt qytetit të Vlorës.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia e Vlorës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Nga shpërthimi, janë thyer edhe xhamat e lokalit që ndodhej pranë karburantit dhe lavazhit.

48-vjeçari ka qenë pronar guroreje në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *