fbpx

Makina superluksoze që lëviz Edi Rama, Kryeministria reagon: Është marrë me qira, nuk është e blinduar

2-2-780x405.jpeg

Kryeministria ka bërë një reagim së fundmi duke sqaruar se makina e llojit “GMC”, me të cilën po lëviz së fundmi kreu i Qeverisë është një mjet i marrë me qira dhe se nuk është blerë me paratë e buxhetit të shtetit.

Statusi i gazetares Esiona Konomi:

KRYEMINISTRI NUK LËVIZ ME MAKINË QEVERITARE, GMC I ËSHTË MARRË ME QERA ZONJËS E. HOXHALLARI

Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike. Sipas sqarimit të mëposhtëm që mu dërgua në përgjigje të pyetjeve të mia, ky automjet i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.

PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË

“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie. Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303