Makthi fillon akoma pa hyrë në Tiranë

tirana-1.jpg

Shembja e “Shqiponjës” për t’i hapur rrugë projektit të unazës së madhe në Tiranë dhe punimeve në segmentin rrugor nga sheshi “Shqiponja” deri tek shkolla teknologjike kanë krijuar kaos dhe trafik të rënduar.

​Drejtuesit e automjeteve që hyjnë për në qytetin e Tiranës janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për shkak të kaosit në lëvizje.

“Qëndrojnë 20-30 minuta, varet”, thote njeri.
“Qëndrojmë edhe 1 orë”, shprehet nje tjeter.

​Kjo pamje është e përditshme tashmë në këtë rrethrrotullim, ende pa filluar mirë punimet për unazën e madhe.

Edhe pse është e vetmja pikë hyrëse drejt kryeqytetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar trafikun në këtë nyje të rëndësishme rrugore.

​Madje as nuk ka njoftuar qytetarët për nisjen epunimeve. Nëse të duhet të hysh në Tiranë, më parë duhet të kalosh këtë amulli trafiku. Madje në orët e mëngjesit lëvizja ështët edhe më e vështirë. /TvKlan

scroll to top