fbpx

Mali i Zi do të gjobisë ata që nuk respektojnë himnin

mz.jpg

Në seancën e djeshme, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Paqen Publike, në kuadër të të cilit hyjnë edhe shkeljet dhe ndëshkimet lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore, përkatësisht ekzekutimin e himnit kombëtar.

Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç, tha pas seancës se ndryshimet dhe harmonizimi i ligjit janë reagim ndaj ngjarjeve që lidhen kryesisht me vendosjen dhe paraqitjen e pasaktë të fakteve historike të përcaktuara qartë lidhur me Malin e Zi dhe paraqitjen e fakteve që shkelin integritetin territorial të shtetit.

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një sërë ndryshimeve të projektligjit për ndryshimet dhe shtojcat në ligjin për rendin dhe qetësinë publike, e cila është propozuar për veprat penale, të cilat cenojnë rendin publik.

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Dragan Pejanoviç tha se me amendamentin e shtuar do të ketë penalizim për personat nëse gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar qëndrojnë ulur, fishkëllejnë, bëjnë zhurmë ose prishin rendin publik dhe shkaktojnë shqetësim të qytetarëve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *