fbpx

Mali i Zi i përgjigjet Trumpit: Jemi të vegjël, nuk e nisim ne luftën

ministri-malazez.jpg

Me një ironi të lehtë mes rreshtave, ministri i Jashtëm malazez i hodhi poshtë pretendimet e Donald Trumpit mbi agresivitetin e qytetarëve të vendit të tij.

“Nuk kemi asnjë qëllim që të nisim Luftën e Tretë Botërore. Jemi shumë të vegjël për ta bërë një gjë të tillë”, tha Srdjan Darmanoviç në një intervistë eksluzive për CNN.

Anëtari më i ri i NATO-s u kthye në qendër të vëmendjes kur shefi i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi deri diku si rrezik gjatë një prononcimi për Tucker Carlsonin e Fox Neës-it të martën. Moderatori e pyeti Presidentin amerikan përse Shtetet e Bashkuara duhet ta mbrojnë Malin e Zi ashtu siç e dikton neni 5 i traktatit të NATO-s. Përgjigjja e Presidentit ra ndesh me veprimet e tij sepse jo më larg se gjatë samitit të aleancës në Bruksel javën e kaluar, ai vetë firmosi deklaratën që e mbështeste në mënyrë të veçantë nenin 5.

Mali i Zi iu bashkua aleancës në vitin 2017, në kundërshtim me vullnetin e Rusisë që vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Serbinë fqinje. Qeveria malazeze e akuzon Moskën si orkestruesen e komplotit për grusht shteti që sysnonte pikërisht ta pengonte afrimin e vendit me NATO-n.

Komentet e Trumpit, sipas Darmanoviç, do të priten shumë mirë në kryeqytetin rus. Ato janë muzikë për veshët e rusëve, tha shefi i diplomacisë malazeze, por unë sërish besoj se neni 5 është i fortë si shkëmbi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *