fbpx

Mali i Zi kundër mini-shengenit ballkanik

sekulic.jpg

Samiti i Ohrit, një nismë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka tërhequr mjaft reagime nga liderët e rajonit.

Ashtu si ka pasur përkrahje, ka pasur edhe kundërshti, sidomos nga liderët e Kosovës, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga kjo nismë.

Megjithatë, liderët e të tre vendeve pjesëmarrëse e kanë përshkruar këtë iniciativë si urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit.

Por, ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica, Sekuliç, ka thënë se iniciativa “mini-shengen” do të ishte një humbje energjie dhe se vendi i saj ka kohë tashmë që i ka “hapur kufijtë” dhe ka hequr barrierat tregtare për fqinjët e saj.

Ajo shtoi se Mali i Zi është anëtar i CEFTA’s, Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, një iniciativë që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor.

“Unë i kuptoj iniciatorët. Këto janë vende që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri tjetrit, ndoshta kanë nevojë për iniciativë të re për të bërë atë që e ne e kemi bërë prej kohësh”, tha ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se qytetarët e Malit të Zi kanë të drejtë të udhëtojnë në çdo vend të rajonit, përveç Kroacisë, duke përdorur vetëm kartat e tyre të identitetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303