Mali i Zi legalizon partneritetin e çifteve të gjinisë së njëjtë

lgbt.jpg

Mali i Zi ka votuar për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë europian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Europian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT.

Ligji është miratuar me 42 vota pro në parlamentin me 81 ulëse, ka thënë Blanka Radoseviç Maroviç, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve.

Ky ligj ishte kundërshtuar fillimisht në korrik të vitit 2019.

Ky vendim i Malit të Zi, që është duke avancuar rrugën e tij në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, është mirëpritur nga liderët.

“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e Malit të Zi, maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviç përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter.

Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit civil për çiftet e gjinisë së njëjtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303