fbpx

Maliqi-Ramës: Ke fytyrën, zemrën dhe shpirtin më të zi se maska. Mashtrues ordiner!

mali-1.png

Deputeti Lefter Maliqi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit  ka ngritur akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama, duke e cilësuar si mashtrues ordiner. Referuar maskës së zezë që hera herës mban Rama, Maliqi tha se ai ka fytyrën, zemrën dhe shpirtin më të zi se maska. Maliqi u shpreh se Rama i vuri shqelmin demokracisë dhe varfëroi shqiptarët.

“Fjala ime 1 minutë në Parlamentin e kapur dhe të krimit kundër Ramziut duke ja thënë në sy sot.

Z.Ruci minutazhin tim këtej e tutje jepja ketij fytyrës me maskë të zezë, që ka fytyrën, zemrën dhe shpirtin më të zezë se maska e tij, i cili mashtroi, varfëroi shqiptarët, i vuri shqelmin demokracisë dhe populli do ia plas në fytyre timonin dhe tepsinë këtij mashtruesi.

Ftoj mediat që nesër në 10:00 do jem në koference shtypi dhe do të zhvilloj konferencë çdo javë për të demaskuar këtë mashtrues ordiner si Kryeministri më shpirtlig e më i zi i shqiptarëve”, tha Maliqi në seancën e sotme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303