Maluma kërkon publikisht bashkëpunim me Justin Timberlake

Këngëtari i njohur Maluma ka qenë i ftuar së fundmi në një nga emsionet më të ndjekura si “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Përballë moderatorit të njohur këngëtari kolumbian u ndesh me një pyetjen se me cilin këngëtar nuk ka bashkëpunuar dhe me kë do të donte të sillte një bashkëpunim.

Maluma ka disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës, si Madonna, Ricky Martin, Shakira, J Balvin etj.

Pa hezituar fare këngëtari u përgjigje: Justin Timberlake.

Madje e ka postuar intervistën në rrjetet sociale duke theksuar se i pëlqen bashkëpunimi me Justin Timberlake.

 

Kjo ishte deri më tani një nga intervistat më të mira që kisha ndonjëherë në jetën time! Faleminderit @ jimmyfallon dhe unë jam duke pritur për @justintimberlake collab 😉😂 …

Rikujtojmë se kohë më parë Maluma e takoi nga afër Justin dhe madje pozoi me të.

Ai shkruante krah fotos:

“Tani mund të vdes i qetë”

Duke na treguar se sa shumë e adhuron. Kjo mund të duket e çuditshme pasi tani Maluma njihet botërisht dhe ka një famë po aq sa dhe Justin por kjo sdo të thotë që edhe të famshmit nuk kanë idhuj.

Justin Timberlake nuk ka reaguar ende, na mbetet vetëm të presim./real-news.tv