Maluma në dashuri me këngëtaret shqiptare, ja se cila do ta shoqërojë në skenë

51.jpg

Këngëtari i cili njihet nga mbarë bota , Maluma do të mbajë një koncert në Tiranë, më 14 mars, i cili pritet të jetë madhështor duke marrë parasysh standardet e larta të performancave të tij.

Me afrimin e datës së koncertit, detaje të reja kanë dalë në media, në lidhje me performancën dhe aspektet teknike. Së fundmi është zbuluar edhe këngëtarja shqiptare e cila do të jetë e ftuar speciale e Malumës dhe që do të performojë para tij.

Sipas burimeve pranë Anabel.al bëhet fjalë për Kidën, e cila do të ngjitet në skenë para Malumës, për të kënduar hitet më të mira në repertorin e saj.

Vetëm pak ditë më parë, u konfirmua që në koncertin që do të mbajë në Athinë, Maluma ka ftuar një tjetër këngëtare shqiptare, Eleni Foureira për të performuar me të.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303