Maluma nuk ‘harron’ dot ish të dashurën, shihni çfarë bën për të

Lidhja e këngëtarit latin,Maluma me modelen Natalia Barulich ka qenë shumë e komentuar në media. Në tetor të vitit të kaluar dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre dhe Natalia u shpreh për mediat se ata kanë nevojë të fokusohen tek karriera.

Edhe pse tashmë të ndarë, Maluma nuk e harron Natalian dhe e ka surprizuar bukuroshen duke i uruar ditëlindjen publikisht. Këngëtari ka postuar një foto të modeles dhe shkruan se ajo ka qenë një nga femrat më të mira që ka takuar.

“Gëzuar ditëlindjen  një prej femrave më të mira që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Mënyra si ti je dhe si dashuron është e vështirë të gjendet në këtë botë”, shkruan Maluma.