Mamaja e Rita Orës në vijën e parë të frontit të luftës kundër koronavirusit

Mamaja e këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora është shprehur se është e gatshme të ndihmojë njerëzit në luftën kundër koronavirusit.

Sipas një shkrimi të “The Sun”, Vera Ora njëkohësisht ka punuar edhe si mjeke e përgjithshme dhe tashmë ajo po ndihmon kolegët e saj që të përballojnë fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19.

Vera Ora ka publikuar edhe një video ku u kërkoi ndjekësve të saj të rrinë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19.

“Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurt dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo.