fbpx

“Mamaja nuk flet dot se…”. Djali i të infektuarës me Covid shpërthen: S’na kanë ardhur për tampon

tirana-infektivi-karantine-18-752x440.jpg

Një qytetar nga Berati ka folur në lidhje me gjendjen e nënës së tij të infektuar me Covid-10. Për Fax News, ai tregoi se ajo ndodhet në spital dhe në gjendje të rëndë.

Më tej, qytetari tregoi se asnjë prej familjarëve të tij nuk i është marrë tamponi, edhe pse kanë qenë kontakte të afërta me të moshuarën, e cila edhe vetë është diagnostikuar me covid, vetëm në sajë të skanerit që i është bërë.

Ja c’tha qytetari:

Unë jam nga Berati, jam këtu që të premten. Mamaja shkoi në spital, dhe e dërguan në shtëpi, nuk i dhanë asnjë kurë asnjë gjë. Kur shkoi në shtëpi i hipi temperatura, dhe i mungonte oksigjeni, e nisën me urgjencë nga Berati për këtu. Mua më bën përshtypje kjo, që në momentin që shtëpia ime është vatër zjarri, si nuk vjen një mjek që ti bëjë tamponin familjarëve të mij?

Ku e di unë, që nuk jam infektuar, nuk erdhi një njeri që të pyeste. Unë skam bërë tampon fare, kam ardhur direkt nga Greqia, as mamasë nuk i kanë bërë tampon, se gjendja ka qenë kritike, e panë gjendjen me skaner. Qysh nuk bëjnë tampone të njerëzve, e kemi izoluar vëllanë, babanë, nuk i takojmë as ne të tjerët.

Nuk mund të flas për shërbimin, pasi nuk jam brenda, edhe mamaja nuk flet dot se është e ngarkuar, edhe psikologjikisht. Tamponi në Greqi është falas, këtu ta kërkosh me zor dhe nuk të vjen njeri në shtëpi. Unë kam frikë që të takoj vëllanë, mamaja po më ikën, por të paktën të mos kem edhe merakun e plakut. Këtu nuk ka më shpresa, kanë për të mbetur 500 mijë banorë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303