‘Mami, mami mua…’, kjo është videoja që po bën namin në rrjet

Aleksandri Simos nga Florida është 2-vjeçari më i famshëm i momentit.

Ai është bërë i njohur pasi protestoi përse e ëma nuk e puthi para se të ikte për në punë.

Vogëlushi reagoi duke ngritur duart lart në kokë i zemëruar dhe në video dëgjohet teksa thotë: Mami, mami mua….

Babai i Aleksandrit, Christos, me telefonin e tij e filmoi këtë moment aq të bukur, por edhe qesharak në të njëjtën kohë. Në këtë video Aleksandri shihet teksa i shpjegon babait të tij i mërzitur se mami iku dhe nuk i dhuroi atij një puthje.

Nëna e tij Diana pasi e postoi videon, pa që kishte arritur mbi 20 mijë shikime.