Man City nuk gjen qetësi, klubet angleze synojnë t’i “plaçkisin” gjithçka

Manchester City është duke përjetuar momente aspak të mira si në aspektin sportiv lidhur me rezultate e regjistruara këtë sezon por edhe në aspektin psikologjik.

Pezullimi për 2 sezone nga kompeticionet Evropiane duket se nuk do të jetë i vetmi problem që kanë kampionët në fuqi në Premier League. Së fundmi ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola është vënë në shënjestër të klubeve të tjera angleze, që kanë vendosur të kërkojnë heqjen e trofeve të fituar mes viteve 2012 dhe 2016.

Një kërkesë minimale kjo, sipas klubeve të Premier League-s, që nuk ka dashur të shkojnë deri te rrëzimi i Manchester City nga kategoria. Pikërisht nga vendimi që do të marrë KAS-i do të varet edhe aksioni i klubeve të tjera angleze për heqjen e trofeve Manchester City-t.