Man.United apo PSG? Dybala merr vendimin për të ardhmen

DYBALA-770x441.jpg

Maurizio Sarri la të kuptohet se Dybala mund të përshtatet në disa variante në formacionin e tij, por drejtuesit e Juves dhe vetë lojtari më sa duket kanë një ide ndryshe, numri 10-të mund të largohet nga Torino. Nga Argjentina vijnë lajme se Dybala është duke menduar largimin nga Juve për të provuar një eksperiencë të re. Më shumë se sa përshtatja e tij në skemat e Sarrit përcaktues në këtë vendim të argjentinasit është qasja e klubit, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që nuk e hoqën kurrë nga merkato.

Në këto kushte, Dybala ka vendosur të dëgjoj ofertat dhe klubet e interesuara për të, mbi të gjitha Man.United dhe PSG. Në më shumë se një herë, të dy klubet kanë shprehur dëshirën e tyre për të pasur në skuadër Dybala, por numri 10 i Juves është lakuar gjithnjë si një mjet shkëmbimi, fillimisht për të rikthyer Pogba në Torino e më pas e pa veten pjesë në paktën për transferimin e Neymar. Ofertat për Dybala në fakt nuk kanë munguar në asnjë moment, sulmuesi argjentinas duhet vetëm të zgjedh se ku dëshiron të vijoj karrierën, për momentin është gjithnjë e më larg Juves.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303