Rey Manaj dëmtohet sërish, por nga shoku i skuadrës

Screenshot_2-12.png

Rey Manaj ka mbetur i dëmtuar në stërvitjen e sotme të Albacete. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka marrë një goditje në këmbë, teksa ishte duke u stërvitur me shokët e ekipit. Dëmtimi i është shkaktuar nga shoku i tij i skuadrës, Sullei Muntari, gjatë një momenti dyluftimi.

Por ai që e ka pësuar më rëndë ka qenë pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili është detyruar të lërë stërvitjen dhe të largohet në drejtim të dhomave të zhveshjes. Tani pritet të kryhen ekzaminimet mjekësore dhe të mësohet më shumë rreth dëmtimit të sulmuesit kuqezi.

Ai po kalonte një formë të mirë me Albaceten, ekip me të cilin ka gjetur disa herë rrjetën këtë sezon. Vetëm pak javë më parë Rey Manaj pësoi një tjetër dëmtim gjatë një ndeshje, duke pësuar fraktura në hundë.

Për këtë arsyet sulmuesi mbajti për disa kohë maskë në fytyrë, por që e hoqi më pas. Tashmë tek Albacete presin me ankth vizitat mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit në këmbë të Rey Manajt, i cili po përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Real Ovideo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303