Manaj flet për mediat, totalisht tjetër njeri

manaj-1.jpg

Rei Manaj nuk është më ai djali kapricoz. Ai ishte sot protagonist absolut në një tjetër sukses të ekipit të tij, Albacetes.

Manaj shënoi një penallti në fitoren 2-0 kundër Numancias për të qenë tashmë vetëm 3 pikë larg vendit të parë.

Duke folur për mediat Rei Manaj thotë se gjithçka është meritë e punës dhe vetëm e punës së madhe që është bërë.

“Trajneri di të drejtojë ekipin në situata të tilla dhe na ka thënë që të mos bëhemi shumë euforikë edhe pse jemi mirë në klasifikim dhe duhet punë, punë dhe punë”, tha Manaj.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303