fbpx

Manastirliu jep lajmin: 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi lënë Infektivin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot lajmin e mirë se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi tek Spitali i Infektivit tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë.

Mesazhi i Manastirliut:

Lajm i mirë🙏🏼

🔟 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.

👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Faleminderit mjekëve për shërbimin!

🙏🏼 Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.

Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.

Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.

#BashkëJaDalim