fbpx

Manastirliu jep lajmin e mirë, publikon foton, ja ç’ka ndodhur

manastirliu-4-770x423.gif

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot një lajm të mirë. Me anë të një statusi në Facebook, ajo bën me dije se pas 4 javësh terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja i prekur nga COVID-19 është kthyer në shtëpi.

 “Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit”, shkruan Manastirliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303