fbpx

Manastirliu nxjerr foto nga katër spitalet COVID: Mjekët po përballen me zhurmën

Screenshot_24-2.png

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë foto nga katër spitalet COVID, ku stafet mjekësore janë në shërbim të pacientëve të infektuar me koronavirus.

Manastirliu thotë se mjekët sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën dhe ndonjëherë edhe fyerjen e atyre që nuk janë prekur ende nga kjo sëmundje.

“Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.

Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli”, shkruan ministrja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303