Manastirliu prezanton dy skemat e trajtimit ambulantor: Mjeku i familjes duhet…

5fb67105b77871605791192_Screenshot7.jpg

Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije dy skemat e trajtimit ambulator me barna. Më tej, ajo tha se edhe udhëzimet e mjekut të familjes kanë një rol esencial.

Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve që të ndjekin vetëm udhëzimet e mjekut të familjes të cilët do i përcaktojnë dhe ekzaminimet që do të ndërmarrin apo dhe nëse do të kenë nevojë për një trajtim të specializuar.

“Zbatimi i paketës në trajtimin ambulator në banesë ka filluar prej ditës së sotme. Udhëzuesit e trajtimit janë rifreskuar që nga muaji prill nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes do të vijojë të ketë një rol esencial në raport me mbështetjen e paketës së rimbursimit duke vlerësuar llojin e sëmundjes duke lëshuar më pas recetën me rimbursim të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Është e rëndësishme që ky udhëzues që prej 1 muaji është shpërndarë në qendrat shëndetësore. Në asnjë moment nuk e kemi ndalur mbështetjen tonë për ata që nuk kanë mundësi për të tërhequr medikamente. Ne ua kemi dërguar dhe në banesë. E kemi bërë edhe në fillim të pandemisë. Çdo qendër shëndetësore ka një dhomë të veçantë izolimi për raste të dyshuara me COVID. Edhe përsa i përket terapive apo paketës së barnave të trajtimit ambulator, është mjeku i familjes i cili vendos paketën e medikamenteve që do të marrin. Ai do të vendosë dhe çfarë ekzaminimesh do të bëhen dhe se kur do të bëhen” tha Manastirliu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303