fbpx

Manastirliu reagon për vonesën e tamponëve, ka edhe një paralajmërim

Screenshot_11-4.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për rastet e vonesës së tamponëve në Kuvend. Ajo ka thënë vetë se ka pasur raste, si pasojë e fluksit të madh.

Më tej, ajo bëri edhe një paralajmërim. Ministrja u shpreh se askush nuk duhet të guxojë të prekë mjekët dhe infermierët sepse përndryshe do të përballet me të gjithë shqiptarët.

Fjala e saj në Kuvend:

Në të gjithë situatën në këto 9 muaj të vështirë që ka kaluar Shqipëria kemi dëgjuar shumë të abuzohet me informacionin. Unë dua të siguroj qytetarët shqiptarë që nga dita e parë në këtë luftë qeveria shqiptare ka ndërmarrë çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Kemi 9 muaj dhe asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës. Bilancet bëhen në fund,. Tani është hero ai që thotë të vërtetën sipas autoriteteve shëndetësore dhe jo sipas politikanëve. Ne këtu jemi për të dhënë llogari sepse kemi përgjegjësi të mëdha të cilat jemi duke i çuar përpara.

Para 9 muajsh kemi shmangur një valë të pandemisë që do kishte shumë kosto. Morëm një vendim për t’u mbyllur dhe krijuam premisat e nevojshme për të pritur atë që bota e dinte. Nuk fjetëm gjumë dhe as nuk shkuam me pushime.  Covid-3 dhe 4 nuk ishin më përpara, janë sot. Nuk i bëri askush. Nuk na i dhuruan, punuam nga dita e parë deri në fund. Dritë në fund të tunelit ka. Na kanë ardhur lajme të mira nga kompanitë ndërkombëtare për vaksinat e efektive që janë zgjidhje e këtij halli të madh. Por deri atëherë nuk do ndalemi asnjë moment.

Ne ja kemi dalë falë forcës dhe karakterit. Askush të mos guxojë të prekë mjekët dhe infermierët për të bërë politikë. Kush guxon të prekë mjekët do përballet me gjithë shqiptarët. Edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra dhe po përballemi me dy fatkeqësi të mëdha, çdo ditë humbin jetën njerëzish. Kushdo mund ta vuajë nga ju por unë e vuaj shumë më shumë sepse kam një përgjegjësi. Më besoni se kjo përgjegjësi është nder për mua që m’u besua dhe po më besohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303