Manastirliu: Rritet pranueshmëria shumë shpejt nis vaksinimi masiv

Manastirliu-vaksinimi-676x450.jpeg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga shkolla ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon procesi vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme.

“Janë më shumë se 6100 mësues që deri tani janë vaksinuar. Në Tiranë janë 7 qendra vaksinimi, ndërkohë që vaksinimi po vijon në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.Ministrja e Shëndetësisë theksoi se pas vendimit të Autoritetit Rregullator Europian të Barnave, është rritur pranueshëmria nga mësuesit për kryerjen e vaksinës antiCOVID.“Eshtë ulur hezitimi që kemi hasur në ditët e para. Autoriteti Europian i Barnave dje ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca-s është një vaksinë e cila ka siguri dhe efektivitet. Është një vaksinë që ofron një mbrojtje madje edhe më të lartë sa ç’është vërtetuar deri tani në fazat e testimit të saj”, tha Manastirliu.Ministrja e Shëndetësisë tha se negociatat për doza të tjera vaksinash janë drejt fundit.

“Jemi drejt përfundimit të negociatave dhe besojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të mira përsa i përket fillimit të një vaksinimi masiv, duke ulur gjithashtu edhe grupmoshat për vaksinimin”, u shpreh Manastirliu.Procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara si dhe në shkolla në të gjithë vendin. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 36,619 doza të vaksinës ndaj COVID-19. 24,401 vaksinime për personelin shëndetësor, 6098 vaksinime për të moshuar dhe 6,120 vaksinime për arsimtarët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303