Mançesteri përmbys golin e Ronaldos dhe hakmerret ndaj Juves

Juventusi është mposhtur 2-1 në Torino nga Mançester Junajtid, edhe pse kaloi i pari në avantazh me golin e Cristiano Ronaldos.

Kur dukej se bardhezinjtë do të përsërisnin fitoren e “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” shënuan dy herë brenda 4 minutave duke marrë hak kështu për humbjen në Angli.

Mata në minutën e 86 dhe autogoli i Douglas Costa në minutën e 90 i dhanë 3 pikët skuadrës së Jose Mourinho.

Pas kësaj ndeshjeje, Juventus vazhdon të kryesojë grupin në Champions League me 9 pikë, i ndjekur nga Mançesteri me 7, ndërsa Valencia ka 5.

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e RealMadrid ndaj Viktoria Plzen në transfertë me rezultatin 5-0 dhe ajo e Manchester City ndaj Shakhtar me rezultatin 6-0.

Lër një koment