fbpx

Manchester City ‘nuk lëshon pe’ ndaj Liverpool, fiton kampionatin

manchester-city.jpg

Tashmë nuk ka dyshime. Manchester City është kampioni i Premier League për sezonin 2018-2019.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mbylli një sezon fantastik, teksa mbrojti titullin e fituar në sezonin e shkuar me një pikë më shumë se rivali kryesor, Liverpool.

“Qytetarët” mposhtën me përmbysje, 4-1 Brighton, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 98 pikëve. Golat që i dhanë titullin e 6-të në histori, mbajnë firmat e Sergio Aguero, Laporte, Mahrez dhe Gundogan.

Fitore të pastër arriti dhe Liverpool, por kjo nuk i mjaftoi për të ndalur supermacinë e Cityt. Rezultati 2-0 ndaj Wolves i jep shpresa “The Reds” për të ardhmen, ku synimi kryesor tashmë është ngritja lart e trofeut të Champions League.

Advertisement

Sa për kronikë, dy golat e fitores së skuadrës së Klopp mbajnë vulën e senegalezit, Sadio Mane.

Ndërkohë, në takimet tjera, Arsenal fitoi në transfertë 3-1 ndaj Burnley. Crystal Palace-Bournemouth 5-3; Fulham -Newcastle 0-4; Leicester-Chelsea 0-0; Manchester United-Cardiff 0-2; Southampton-Huddersfield 1-1; Tottenham-Everton 2-2; Watford-West Ham 1-4

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303