fbpx

Manchester City “pirat” talentesh, në gjurmët e shënjestrës së Milanit

Screenshot_17-15.jpg

Manchester City nuk ndalet. Disa ditë pasi zyrtarizoi blerjen e Kayky, një nga premtimet më të mëdha në futbollin brazilian, klubi anglez duket i gatshëm të bëhet serioz për të bllokuar një tjetër talent, këtë herë në Ballkan.Ai është Andrija Radulovic, anësor i majtë i Crvena Zvezdas, i cili në të shkuarën është ndjekur edhe nga Milani. 18-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe u reklamua në arenën e madhe një vit më parë kur ai bëri një ndeshje perfekte ndaj Tottenham në Youth League.Pas asaj sfide shumë klube u vunë pas tij, por City dëshiron t’i parakalojë të gjithë, duke ngritur një operacion të ngjashëm me atë që tashmë ka bërë të mundur transferimin e një tjetër talenti serb, Filip Stevanoviç, të Partizanit të Beogradit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303