13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Manchester United shkarkon ‘Special One’

Tashmë është zyrtare. Manchester United ka shkarkuar nga detyra trajnerin Jose Mourinho, pas humbjes 3-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Liverpool, ditën e diel.

Jose Mourinho largohet kështu pas dy vitesh e gjysmë në drejtim të skuadrës së famshme angleze.

Përmes një deklarate për mediat, klubi i ‘djajve të kuq’ bën me dije se:

“E falënderojmë Jose për punën e tij të deritanishme me Manchester United dhe i urojmë sukses në të ardhmen.

Për momentin një trajner i përkohshëm do të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni ndërsa klubi do të përfundojë procesin e rekrutimit për një trajner të ri me kohë të plotë”, shtohet më tej në komunikatë.

Trajneri portugez, tashmë 55-vjeçar, gjatë qëndrimit të tij në stolin e Manchester United arriti të fitojë trofeun e Europa League dhe Kupën e Ligës së Anglisë. Në sezonin aktual, Manchester United është në vendin e 6 në klasifikimin e Premier League me 26 pikë, 19 më pak se Liverpool kryesues./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat